Monako befason Juven, i rrëmben talentin e Xhenoas

Në ditën e lamtumirës së Françesko Toti, në futbollin italian u prezantua një talent i madh si Pietro Pelegri. Ishte 28 marsi i vitit 2017, ishte vetëm 16 vjeç, teksa shënoi një nga golat në humbjen 3-2 ndaj Romës. Ai u bë futbollisti më i ri që shënon në Seria A, ndërkohë që pas 6 muajsh ai është gati për t;u larguar nga Xhenoa.

Pelegri mund të quhet tashmë futbollisti më i ri i Monakos, teksa është transferuar për shifrën e 31 milioonë euro. Pelegri u ble nga klubi nga “Principata” që fitoi garën ndaj Juventusit, me ofertën e parezistueshme prej 31 milionë eurosh, 21 menjëherë në arkat e klubit dhe 10 milionë euro bonus.

Skuadra franceze ka përgatitur kontratën 5-vjeçare për lojtarin, me pagën që nis nga një milion euro në vitin e parë, për tu rritur në sezonet në vazhdim. Pietro Pelegri numëron 9 ndeshje të luajtura në Serinë A dhe tre gola të realizuar. Pasi shkruajti historinë në futbollin italian, djaloshi do të kërkojë fatin në Francë, ashtu si Keita Balde, në verë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?