FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Morata drejt rikthimit në Madrid, por jo te skuadra e Realit

Chelsea po bëhet gati për disa lëvizje të bujshme në merkaton e këtij janari. Alvaro Morata duket shumë pranë një transferimi te skuadra e Atletico Madrid dhe jo te Seveilla, siç ishte përfolur në ditët e fundit.

Trajneri Diego Simeone ka ndërhyrë personalisht për të kryer sa më shpejt këtë transferim, aq sa agjenti i sulmuesit është nisur që sot për në Londër për të takuar drejtuesit e Chelsea. Atletico kërkon me ngulm një sulmues që të zëvendësojë Diego Costa, që këtë sezon ka qenë shpesh i dëmtuar dhe jo në formën që pritej.

Morata mund të jetë i gatshëm që në ndeshjet ndaj Juventusit në Champions League. Chelsea ndërkohë sipas gazetarit Nizaar Kinsella është duke punuar edhe për transferimin Elseid Hysajn.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?