FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Morata: Kam kaluar 9 orë pa gjumë pas ndeshjes ndaj Polonisë, më kanë uruar vdekjen!

Alvaro Morata me apo pa të drejtë është futbollisti më i kritikuar i këtij kampionati Evropin. Te Spanja tifozët kanë fajësuar atë për rastet e humbura në tri ndeshjet e para. Lojtari i Juventusit ka koleksionuar shumë raste të humbura, dhe vetëm një gol, në ndeshjen e dytë të barazuar ndaj Polonisë. Sulmuesi ka rrëfyer se ndaj tij ka pasur kërcënime të shumta.

“Kam kaluar 9 orë pa fjetur pas ndeshjes me Poloninë. Më kanë kërcënuar dhe më kanë ofenduar familjen, duke më thënë “shpresojmë të të vdesin fëmijët”, por tani jam mirë. Ndonjë vit më parë do ta kisha përjetuar shumë më keq. Ndoshta nuk po e bëj punën time si duhet, por njerëzit duhet ta vënë veten në vendin tim dhe ta kuptojnë se çfarë do të thotë të marrësh kërcënime.

Unë kur shkoj në hotel, largoj telefonin, por gjëja që më bezdis është që ja thonë këto gjëra gruas dhe fëmijëve të mi në stadium. Sot më urojnë vdekjen, por nëse do të ndodhte ndonjë tragjedi të tërë do të thonë: ishte djalë i mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihma nga psikologu? Na ndihmon shumë. Është diçka e dobishme të kesh një person që të dëgjon kur ke nevojë. Shokët e mi më tallin për këtë, por është fat që mund të flas me psikologun”, tha sulmuesi Morata.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?