FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Mos e krahasoni Dybalanë me Messin’, -Deklarata e legjendës së Juventusit

Edgar Davids thotë se Paulo Dybala nuk bënë të krahasohet me Leo Messin, i cili për momentin është në një tjetër nivel.

Në një intervistë për “Gazzette dello Sport”, legjenda e Juventusi nënvizon se krahasimet me Messin dëmtojnë jo vetëm Paulo Dybala por edhe ekipin bardhezi, shkruan “Football-Italia”.

“Nëse dëshironi të lëndoni Dybalan, atëherë vazhdoni me krahasime. Ne duhet ta lëmë të rritet në paqe. Juventus ka një talent të jashtëzakonshëm, por ai nuk ka nevojë për gjithë këtë presion. Kurora e Messit është e rëndë, ai për momentin është në një tjetër nivel. I shënon me dhjetëra gola për sezon, veçanërisht në ndeshjet vendimtare. Dybala duhet të rritet edhe më shumë dhe ka shumë rrugë përpara”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që sot në mbrëmje Barcelona do të presë në ‘Camp Nou” skuadrën e Juventusit në ndeshjen e vlefshme për Grupin D në Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?