Moti i keq prek edhe futbollin, FSHF merr vendimin e papritur për ndeshjet e kampionatit
Nëpërmjet një lajmërimi në faqen e FSHF-së, bëhet me dije se ndeshjet e kësaj fundjave, që ishin programuar të luheshin në orën 14:00, do të luhen një orë më herët, pra në 13:00.
Luftëtari dhe Flamurtari ditën e shtunë, si dhe ndeshjet Lushnja-Partizani e Vllaznia-Laçi ditën e dielë, do të luhen në orën 13:00.
Gjithashtu, të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë, do të luhen po në këtë orar, 60 minuta më herët se zakonisht.
FSHF njofton se në varësi të kushteve atmosferike, do të njoftojë sërish për ndonjë ndryshim të momentit të fundit.



KOHA JONË SONDAZH

