Mourinho: A do të festoja në Stamford Bridge? Nuk e besoj, i respektoj tifozët
Jose Mourinho këtë fundjavë do të ketë një ndeshje emocionuese, pasi do të luajë në transfertë ndaj “Stamford Bridge”, kundër ish-klubit të tij. Trajneri portugez ka komentuar edhe faktin nëse do të fesonte nëse ekipi i tij shënon.
“Për mua, kjo është një lojë më shumë. A do të festoj si i çmendur, në qoftë se skuadra ime shënon apo fiton në “Stamford Bridge”? Nuk e besoj. Mendoj se do ta kontrolloj veten dhe do ta respektoj stadiumin e tifozët, që ishin në krahun tim për disa vite. Për ta bërë këtë, do të duhet ta humbas plotësisht kontrollin tim emocional, çka nuk është e lehtë. Përveç të qenit në një stadium me tifozë, që unë i njoh, kjo është si çdo lojë tjetër”.
Gjendja e ekipit? Disa kanë ardhur në gjendje të mirë fizike. Të tjerët janë kthyer me lëndime nga ekipet kombëtare. Ka lojtarë që do të bëjnë një përpjekje për të qenë në dispozicion të ekipit, si Ander Herrera. Ai është trajnuar këto dy ditë, por me situatën që ka, nuk është plotësisht gati për të na ndihmuar”, deklaroi Mourinho.
KOHA JONË SONDAZH

