FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho bëhet komentator, do të fitojë 68 mijë euro për ndeshje

Jose Mourinho gjeti një punë të re pa u mbushur mirë muaji, që nga shkarkimi i tij nga Manchester United. Trajneri portugez do të jetë në rolin e komentatorit për platformën televizive “beIN Sports”, për të komentuar ndeshjet e Kupës së Azisë dhe ato të Premier League.

Për 56-vjeçarin, kjo është hera e dytë që e bën këtë rol, pas Botërorit të Rusisë vitin e kaluar. Portugezi do të përfitojë 68 mijë euro për ndeshje, por me një kusht: Nuk duhet të thotë asnjë fjalë për ish-skuadrën e tij, Manchester United.

“Djajtë e kuq” e shkarkuan Mourinhon duke pranuar që t’i paguajnë edhe një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh, por në akordin me të u përfshi një klauzolë, që nuk e lejon atë të flasë për motivet e largimit, në rast të kundërt do të humbasë një pjesë të mirë të këtij përfitimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, zërat e merkatos vazhdojnë ta lidhin emrin e Mourinhos me Realin e Madridit, ashtu sikurse po ndodh edhe me Allegrin e Pochettinon. Një pjesë e mirë e bordit drejtues të “Los Blancos” është kundër rikthimit të tij në “Bernabeu”, por në fund, ai që do të vendosë është gjithnjë presidenti Perez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?