Mourinho bën gati 90 mln euro për sulmuesin e Chelsea-t

Trajneri i Manchester United beson se mund ta mundë Real Madridin dhe PSG-në në garën për të marrë shërbimet e lojtarit të shkëlqyer belg. Hazard, 26 vjeç, tashmë ka hedhur poshtë një marrëveshje të re prej 300.000 paundësh në javë, pasi po konsideron opsionet e tij. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka bërë Hazardin objektivin e tij nr.1. Dhe raportet nga Spanja pohojnë se ai do të bashkohet me gjigandët spanjollë pas Kupës së Botës së verës së ardhshme, në Rusi. Por, Mourinho e sheh Hazardin si një pjesë të humbur në “xhunglën” e tij të vjetër në “Old Trafford”, shkruan telesport.

Nënshkrimi prej 32 milionë paundësh nga Lille ishte pjesë e ekipit të Chelsea të Mourinhos, që fitoi titullin 2014-2015. Dhe,”Special One” është gati të sulmojë ish-klubin e tij të vjetër, për t’i marrë yllin belg. Manchester United e mban tashmë rekordin e transferimit të futbollit anglez, pas pagimit të 89 milionë paundëve për Paul Pogba, në verën e vitit 2016. “Djajtë e Kuq” shpenzuan 75 milionë paundë për sulmuesin Romelu Lukaku, verën e kaluar, një marrëveshje që mund të rritet në 90 milionë paundë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?