Mourinho elozhe Juves: Janë të frikshëm, Bonucci dhe Chiellini duhet të japin mësim …
Jose Mourinho nuk i ka kursyer elozhet për Juventusin dhe disa prej lojtarëve të tyre në konferencën për shtyp pas humbjes ndaj ekipit italian.
“Kemi luajtur ndaj një prej kandidatëve kryesor për të fituar Championsin. Mund të kishim marrë një rezultat ndryshe duke parë pjesën e dytë. Mendoj se zoti Bonucci dhe zoti Chiellini duhet të japin një kurs në universitetin e “Harvardit” për mënyrën si mbrojnë, janë dy mbrojtës fantastik. Juventus ka kualitet, në pjesën e parë dominuan, duke na fshehu topin. Duhet të luaja me të njëjtën 11-she si ndaj Chelsea-t,. Sepse isha ka Fellainin. Do të luajmë me Valencian për vendin e dytë.
Jemi ende larg Juventusit. Ata kanë fituar 7 kampionate radhazi, kanë zhvilluar dy finale në katër vite në Champions. Nuk janë të ngopur: Kishin Dybala, Mandzukic, Higuain dhe transferuan Ronaldon. Kanë Ruganin, Barzagin, Chiellinin dhe blenë Bonuccin. Mund të fitojnë gjithçka. Objektivi i tyre është të fitojnë tripletën, por për momentin këtë gjë e kemi fituar vetëm ne”, deklaroi Mourinho. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

