Mourinho gati të marrë drejtimin e Realit, por kërkon dy yjet e Interit

Në kohën kur ishte në krye të Manchester United, Jose Mourinho bëri të pamundurën për të rrëmbyer Perisic nga Interi, por nuk arriti. Në Angli tashmë shkruajnë se strategu portugez ka nisur sërish punën për të rrëmbyer futbollistë tek zikaltërit, por këtë herë për t’i dërguar tek Real Madrid.

Merengues janë në vështirësi, teksa brenda kësaj jave nuk përjashtohet mundësia e një largimi të mundshëm të Solarit. “Special One” pasi refuzoi ofertën e Benficës, është gati për t’u rikthyer në Madrid. Për ta bërë këtë gjë ai ka kërkuar garanci, pasi synon që të afrojë Icardin dhe Skriniar, për të ndërtuar një Real të ri. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?