Mourinho: Interi ekipi më i mirë që kam drejtuar, me këtë lojtar rashë në dashuri

Jose Mourinho së fundmi ka filluar punë si analist futbolli për “beIN SPORTS” dhe gjatë një debati për largimin e Mohamed Salah nga Chelsea, portugezi zbuloi se ai kishte ngulur këmbë për ta sjellë atë në Londër dhe nuk ishte ai që e largoi.

“Shumë gjëra janë thënë për këtë çështje dhe nuk janë të vërteta. Unë jam trajneri që e bleva Salah-un, por është krijuar komplet një ide tjetër. Po luanim kundër Baselit në Champions League dhe Salah ishte një djalosh asokohe. Kur luaj kundër një ekipi të caktuar i analizoj lojtarët për një kohë të gjatë, dhe rashë në dashuri me atë djalosh.

E bleva atë djalosh, e shtyva klubin për ta blerë edhe pse kishim sulmues fantastik si Hazard dhe talente si Willian, por unë iu thash ta blejnë atë. Ai ishte një fëmijë i humbur në Londër, një fëmijë i humbur në një botë të re. Ne donim ta përmirësonim atë, por ai donte të luante dhe nuk priti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam pranuar këtë sfidë, pra të komentoj, sepse duke qenë se jam pa pankinë, mund të qëndroj sërish pranë futbollit dhe ta njoh më mirë. Por kjo nuk do të thotë që dua të merrem me komentim, pasi e konsideroj veten shumë të ri, për t’u larguar nga trajnimi. Interi ka qenë skuadra më e mirë që kam drejtuar, pasi kemi bërë një sezon fantastik, duke fituar gjithçka. Kemi qenë të pamposhtur dhe kemi eliminuar në Champions, skuadrën më të mirë të botës atëherë, Barcelonën”, theksoi ish-trajneri i Machester United.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?