FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mourinho ironizoi tifozët e Juves, Ancelotti del në krahë të portugezit

Carlo Ancelotti ka dalë në mbrojtje të Jose Mourinhos, duke e cilësuar një reagim të logjikshëm në fundin e një ndeshjeje me ofendime pafund ndaj “Special One”.

“Më falni, nuk e dëgjova”, tha me shaka trajneri i Napolit, duke përsëritur gjestin e Mourinhos në “Allianz Stadium”, ndërsa më pas shpjegoi edhe pse ishte në krah të luzitanit.

“Përtej shakave, duhet të them që veprimi i Mourinhos ishte krejtësisht i justifikueshëm, pasi nuk bëri asgjë vulgare apo ofensive ndaj tifozëve. Ai u ofendua në mënyrë të përsëritur. Në stadiume duhet të përkrahësh skuadrën tënde dhe jo të fyesh kundërshtarin”, tha Ancelotti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivi i teknikut dhe i skuadrës së tij, Napoli, do të jetë suksesi të shtunën kundër Genoas, për t’i dhënë vazhdimësinë një momenti të rëndësishëm në sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?