Mourinho: Kam refuzuar tre oferta, te United ishte e komplikuar
Jose Mourinho është shprehur se ka refuzuar tre oferta pas shkarkimit nga Manchester United, ndërkohë që ka reaguar dhe për kritikat për stilin e tij. Portugezi u shkarkua në dhjetor, pasi “Djajtë e Kuq” po vuanin në arritjen e rezultateve positive në kampionat.
“kam hedhur poshtë tre opsione, sepse nuk e kam ndjerë atë që dua, do të jem i qetë, sa më gjatë ta kem, aq më mirë mund të përgatitem. E ardhmja duhet të jetë diçka që më bën të lumtur dhe një sfidë.
United? Për mua ishte më e komplikuar si një trajner, sepse nuk përqendrohesha në futboll, po ashtu duhej të përqendrohesha në përgatitjet për të ardhmen, besoj se e ardhmja fillon të përgatitet me parime. Është e rëndësishme që futbolli që shihni dhe komentoni, kultura që ju sillni në klub është më e rëndësishme.
Parimet, kur flas për lidershipin që lidhet me strukturën e klubit, nuk është vetëm udhëheqja, është gjithçka, madje edhe idetë që keni për futbollin. Ju jeni menaxheri dhe keni mundësinë që të zgjidhni lojtarët tuaj për të vijuar idenë që mendoni se është më e mira për të fituar, por është shumë ndryshe kur ju nuk e keni këtë në duart tuaja.
Së fundmi, kur po stërvitja një futbollist, ai më tha me qetësi: “Të lutem kur më kritikoni, bëjeni në mënyrë private”. E pyeta përse dhe ai më tha se “kur më kritikon para lojtarëve të tjerë, nuk ndihem mirë”. Drogba ka qenë një nga futbollistë që ka pasur më shumë presion, por ai bënte performanca edhe më të mirë. Ka disa lojtarë që nëse i shtrydh, përgjigjen më mirë”, u shpreh Mourinho për “Bein Sport”.
KOHA JONË SONDAZH

