Mourinho kërkoi që të ndërroheshin portat: Mund duk 5 cm më e shkurtër!
Jose Mourinho kërkoi që portat e fushës në stadiumin “Toshe Proeski” të Shkupit të ndryshoheshin para ndeshjes mes skuadrës së tij, Tottenham, dhe Shkëndijës së Tetovës. Pas ndeshjes, trajneri portugez shpjegoi kërkesën e pazakontë, që ndodhi ndërsa dy skuadrat po kryenin nxehjen para fillimit të takimit.
“Ishte një situatë qesharake sepse portieri më tha se porta ishte shumë e vogël. Shkova për ta parë dhe në fakt ishte shumë e vogël. E kuptova që diçka nuk shkonte dhe i thamë delegatit të UEFA-s, pastaj rezultoi se shtyllat ishin 5 centimetra më të shkurtra. Kërkuam që të zëvendësoheshin dhe të kishin përmasat e sakta”.
Pas kërkesës së Tottenham, portat u zëvendësuan me ato që plotësonin standardet e FIFA-s. Shkëndija këmbënguli që nuk ishte informacion mbi atë që kishte ndodhur në stadiumin e Shkupit, pasi nuk ishte fusha e tyre, duke qenë se stadiumi i Tetovës nuk i përmbush kriteret e UEFA-s.
KOHA JONË SONDAZH

