Mpanzu vendos rekord unikal te Luton Town, asnjë si ai më parë

Luton Town është kthyer në elitën e futbollit anglez pas 31 vitesh mungesë. Ata ranë nga kategoria e parë në sezonin 1992/1993 dhe jo vetëm që nuk u ngjitën më, por i provuan të gjitha kategoritë e ulëta të futbollit anglez.

Klubi nga veriu i Londrës më në fund është rikthyer në elitë dhe fundjavën e kaluar debutoi në Premier League ndaj Brighton. Në këtë ndeshje, ishte në fushë edhe një emër i njohur për tifozët e këtij ekipi.

Bëhet fjalë për Pelly-Ruddock Mpanzu, një mesfushor 29-vjeçar nga Kongo, i cili iu bashkua Lutonit në vitin 2013, nga West Ham.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Mpanzu u transferua, Luton luante në National League, kategoria e pestë në Angli ose kategoria e parë amatore. Që nga ajo kohë, mesfushori dhe Luton nuk janë ndarë kurrë, duke bërë që javën e kaluar kongolezi të hynte në histori si futbollisti i parë që ka luajtur në 5 kategoritë e para të Anglisë me të njëjtin ekip.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?