FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mungesa në ekip, Partizani pret sot Kukësin

Mbrëmjen e sotme në orën 18:00, Partizani dhe Kukësi do të përballen për ndeshjen e javës së 20-të të Superiores. Kukësi ndodhet në vendin e katërt në këto momente me 29 pikë, ndërkohë që Partizani me 28 pikë është në vendin e gjashtë, çka do të thotë se një fitore e secilës skuadër e ngjit menjëherë në zonën e kupave të Europës që do të jetë vendi i tretë i cili mbahet nga Laçi me 30 pikë.

Të kuqtë e kryeqytetit do të zbresin në fushë në këtë ndeshje me shumë mungesa, Trashi , Batha, Telushi dhe Progni, janë emrat që i mungojnë Partizanit, dy të parët për shkak të dënimit nga komisioni i disiplinës dhe dy lojtaret e tjerë për shkak dëmtimesh.

Pa këta lojtarë, skuadra e Starovës, por që vazhdon të drejtohet nga Dalipi edhe mbrëmjen e sotme, do të jetë thuajse pa mesfushë, ndërkohë nga ana tjetër për Kukësin nuk janë në dispozicion dy qendërmbrojtësit, Alla dhe Shameti të dy të dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?