FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mungojnë vetëm firmat, shkëmbimi Higuain-Morata thuajse i kryer

Milan është drejt arritjes së akordit për transferimin e Alvaro Moratës, ndërkohë që Gonzalo Higuain do të zhvendoset në “Stamford Bridge”. Futbollisti spanjoll nuk arriti që të përshtatej pas transferimit në vitin 2017 nga Real Madrid.

Morata ka shënuar 7 gola këtë sezon, teksa vetëm 5 prej tyre janë shënuar në Premier League. Trajneri Maurizio Sarri ka humbur durimin me sulmuesin spanjoll, duke preferuar Eden Hazard në qendër të sulmit. Bomberi ishte edhe në listën e Sevillas, që largoi Muriel te Fiorentina.

Sarri ndërkohë do të realizojë dëshirën për të pasur Gonzalo Higuain, i cili nuk ka arritur që të përshtatet te Milani. Juventusi ka dhënë miratimin për këtë lëvizje. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?