Murati karikon kuqezinjtë nga Franca: Djema, luani me zemër sot!
Në kuadrin e një fushate “karikimi” të kuqezinjve përmes iësh-futbollistëve të shquar të kombëtares, FSHF-ja e ka nisur ditën e sotme, që është edhe ajo e ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, me një mesazh “online” të Edvin Muratit. Ai ka një këshillë esenciale për të besuarit e trajnerit Edy Reja: Luani me zemër!
Ish-mesfushori i njohur i kombëtares sonë ka vlerësuar ndeshjen e kuqezinjve ndaj Kazakistanit: “Mirëdita të gjithëve! Ju përshëndes nga Franca. E ndoqa Kombëtaren në ndeshjen me Kazakistanin dhe më pëlqeu shumë. Shënoi 3 gola, 2 gola nga sulmuesit dhe mbrojtja ishte shumë e mirë.
Tani për ndeshjen me Bjellorusinë shpresoj që të kalojë mirë. Një mesazh kisha për çunat, që të luajnë me dëshirë, me zemër dhe shpresoj me një rezultat shumë pozitiv. Ju përshëndes të gjithëve dhe së shpejti edhe me një fitore. Mirupafshim!”.
KOHA JONË SONDAZH

