Muriel shënon gol si “fenomeni” Ronaldo, shikoni ngjashmërinë (VIDEO)

Luis Muriel ka shënuar sot golin e tretë në fitoren 3-0 ndaj skuadrës së Espanjolit në transfertë. Futbollisti kolumbian gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 89, vetëm një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt.

Ai dribloi 5 futbollistë kundërshtarë, teksa në mediat spanjolle kanë filluar ta krahasojnë me “fenomenin” Ronaldo, i cili shënonte gola të ngjashëm në La Liga. Në ndeshjen ndaj Sevijas në sezonin 1996/97, ai kishte një stil shumë të ngjashëm me Muriel, teksa mbetet të shohim nëse futbollisti i Sevijas do të ruajë këtë ritëm.

Kolumbiani ka shënuar 5 gola këtë sezon në La Liga. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?