FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Murinjo befason Guardiolën, arrin akordin për transferimin e Sançez

Aleksis Sançez do të largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë merkato së janarit, teksa me shumë mundësi e ardhmja e tij do të jetë sërish në Premier League. “The Guardian” në orët e fundit raporton për tratativa të reja për të ardhmen e sulmuesit kilian, teksa po mendohet për një transferim në Mançester, por jo te Siti.

Zhoze Murinjo i ka befasuar të gjithë, teksa ka arritur një akord me sulmuesin e Arsenalit me vlerë 25 milionë paund. Fillimisht ishte Siti që kishte arritur akordin për transferimin e kilianit me 250 mijë paund në javë për lojtarin dhe 20 milion paund për transferimin, por “topçinjtë” e refuzuan.

Murinjo ka ofruar 5 milionë paund më shumë, dhe ka rritur edhe përfitimet e futbollistit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?