FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Murinjo dorëzohet: Titullin e ka fituar Siti, luftojmë për vendin e  dytë

Zhoze Murinjo është dorëzuar në garën për titullin kampion. Strategu portugez në një intervistë të dhënë për mediat angleze ka theksuar se diferenca me Sitin nuk mund të rikuperohet më, ndërkohë në lidhje me largimin e Ibrës ai ka mohuar zërat.

“Me Sitin nuk mund të afrohet asnjë kundërshtarë. Me pikët që kemi do tyë jetë një garë e hapur për vende e tjera. Ata e nisën shumë mirë, dhe fituan edhe ndeshje që nuk i merituan.

Nuk mund të themi që skuadrat që ndodhen pas tyre kanë dështuar. Do të kërkojmë me të gjitha mënyrat për të mbetur në vendin e dytë, por nuk do të jetë e thjeshtë duke parë Liverpulin, Çelsin, Totenhem dhe Arsenalin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibra në Amerikë? Nuk dua të flas për lojtarët për ata që shkruhen në rrjetet sociale. Ibrën e shoh çdo ditë dhe nuk më ka than asgjë, nuk besoj se ka ndonjë gjë”, ka thënë Murinjo. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?