Muriqi “ambientohet” me dopietë, Rizespor ëndërron Super ligën

Vetëm pak ditë pasi u transferua në radhët e Rizespor, Vedat Muriqi është vendimtar për skuadrën e tij.

Në fitoren 3 me 0 që Rizespor arriti në fushën e Manisaspor, sulmuesi nga Prizreni ishte autor i dy golave. Fillimisht 30 vjeçari shënoi në minutën e 72-të, duke zhbllokuar avantazhin, ndërsa 5 minuta më vonë ishte përsëri kosovari që dyfishoi rezultatin.

Për të “vulosur” takimin mendoi sulmuesi tjetër i turqve, Samudoi , dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj fitoreja Rizespor vazhdon të “ëndërrojë” ngjitjen në kategorinë superiore turke, pasi mban vendin e 3-të me 34 pikë, një pikë pas kryesuesve të Umraniyespor dhe Ankaragucu që për momentin janë një kategori më lart.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?