Muriqi drejt transferimit në La Liga, mungojnë vetëm detajet e fundit

Vedat Muriqi është shumë pranë transferimit te skuadra e Mallorcas në La Liga. Gazetari Gianluca Di Marzio raporton ky operacion mund të mbyllet që nesër.

Momentalisht po diskutohet për të nënshkruar për huazimin e Muriqit për 1 milion euro. Gjithashtu do të përfshihet edhe një klauzolë që i jep mundësinë klubit të Mallorca ta blejë për shumën e 12 milion eurove.

Lazio investoi 16 milionë euro kur e mori nga Fenerbahce, por Muriqi nuk ka arritur që të bindë me lojën e tij thuajse në asnjë rast në Seria A.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?