FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Muriqi rikthehet nga dëmtimi, Inzaghi i jep shansin e dytë

Ky mund të jetë rasti i duhur. Vedat Muriqi rikthehet në dispozicion të Inzaghit pas dëmtimit, që e mbajti jashtë fushave për një muaj. Kundër Napolit, të dielën në mbrëmje, trajneri i bardhekaltërve mund të vendosë që ta hedhë në fushë nga minuta e parë, duke parë faktin që Immobile, Correa dhe Caicedo kanë nevojë për pak pushim nga kalendari i ngjeshur.

Sulmuesi i Kosovës edhe mund të futet në pjesën e dytë. Për ish-sulmuesin e Fenerbahce, projektohet një rifillim i ri, me objektivin për të qenë tashmë protagonist. Deri më tani ai ka bërë paraqitje zhgënjyese. Muriqi i kushtoi Lazios 20 milionë euro, duke qenë blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit pas Zarates.

Deri më tani sulmuesi i Kosovës është aktivizuar për 300 minuta, një shifër që nuk është e ulët për një bomber. Gjithsesi përshtatja në një kampionat të ri si italiani nuk është shumë i thjeshtë, ndaj dhe një shans i dytë është mëse më i merituar. Nëse ndeshjet e këtij fund viti nuk shkojnë mirë, nuk përjashtohet as mundësia e një largimi që në janar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?