Musah zbarkon në Milano për të kryer vizitat mjekësore

Yunus Musah ndodhet në Itali për vizitat mjekësore me skuadrën e Milanit. Mesfushori 20-vjeçar ndodhet tashmë në Milano për të përfunduar detajet e fundit të transferimit.

Gjithashtu ditën e sotme pritet të vijë njoftimi zyrtar i Milanit për blerjen më të re dhe nënshkrimi i kontratës së tij.

Në arkat e Valencias nga largimi i Musah do të shkojë një shumë përfundimtare prej 21 milionë euro. Sezonin e kaluar në La Liga, Musah ishte një titullar me Valencian duke luajtur në 33 ndeshje, ku dhuroi vetëm dy asisto për shokët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?