FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mustafi uron në shqip nënën për ditëlindje, me një citat nga Profeti Muhamed

Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili u përfaqëson Gjermaninë dhe u shpall kampion bote gjatë turneut të fundit, “Brazil 2014”, duket se e ruan me nostalgji jo vetëm origjinën e tij, por edhe traditën shqiptare si dhe është një predikues i fesë myslimane, ashtu si edhe mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj. Mustafi ka uruar sot nënën e tij, me rastin e ditëlindjes, me një thënie të profetit Muhamed, por në gjuhën shqipe, duke cituar: “Parajsa është ndër këmbët e nënës” dhe më pas në anglisht e në shqip  ka shtuar, “Happy Birthday Mum!!!Urime për ditëlindjen!!!”. Mustafi kaloi gjatë merkatos së shkuar nga Sampdoria në Seria A, në radhët e Valencias në La Liga dhe është me origjinë nga viset shqiptare të Maqedonisë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?