FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Muzaka: Ja fajtori i humbjes së Skënderbeut në Europa League

Autori i golit të vetëm të Skënderbeut përballë Dinamos së Kievit, Gjergji Muzaka ka thënë se skuadra e tij ka humbur për shkak të mungesës së eksperiencës.

Në një intervistë të dhënë gjatë orëve të mbrëmjes për “Supersport”, ai foli për humbjen e skuadrës së tij në këtë përballje.

“E dinim që kundërshtari do të administronte rezultatin në momentin që pësuam dy gola. Goli i parë që pësuam ishte i pashmangshëm, nga një distancë e largët. Më pas erdhi edhe goli i dytë dhe loja mori një rrjedhë tjetër. Ishte eksperienca ajo që ndikoi në rezultat”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Skënderbeu e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0, ndërsa me fillimin e 45 minutave të dyta skuadra ukrainase arriti të shënojë 3 herë në portën e mbrojtur nga Orges Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?