FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Na pa Zoti dhe kësaj radhe”, trajneri Gjoka flet pas sulmit me thikë

Një person i maskuar me kapuç ka tentuar të sulmojë me thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka gjatë pasdites së sotme në seancën stërvitore. Agresori ishte i maskuar, teksa pas ngjarjes ka folur vetë tekniku dhe një dëshmitar.

Reagimi i trajnerit- “Isha me Gilmanin duke dalë nga stërvitja. Na pa Zoti dhe kësaj radhe, nuk e dimë se kush ishte. Aktualisht jam në komisariat, ne e lajmëruam policinë, bashkë me Gilman Likën. Erdhi policia, ai iku. Nuk e di se kush është”.

Dëshmitari: “Kur ka ikur për në makinë, është goditur me grusht fillimisht, më pas është tentuar të goditet edhe me thikë, por personat nuk kanë arritur ta qëllojnë. Ngjarja ka ndodhur sapo ka përfunduar seanca stërvitore e Vllaznisë. Personi që ka sulmuar Gjokën është larguar me shpejtësi, ka qenë i maskuar me kapuç”, tregon dëshmitari për Newsport.al.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?