FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli barazim spektakolar me PSG, Liverpool dhe Dortmund fitojnë me “poker” (VIDEO)

Emocione dhe spekttakël në Paris, atje ku PSG dhe Napolin, kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2. Skuadra e Ancelotti kaloi e para në avantazh në minutën e 29-të me Insigne, pas një pasimi fantastik të Callejon. Reagimi i francezëve vjen në pjesën e dytë, teksa Meunier i ndihmua redhe nga Mario Rui e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 77-të Mertens kaloi sërish në avantazh ekipin italian, por kur dukej gjithçka e përfunduar, Angel Di Maria në kohën shtesë shënoi një gol spektakolar duke mbajtur ende të hapur kualifikimin.

Liverpool fitoi me lehtësi 4-0 ndaj Crvena Zvezdës. Firmino, dy herë Mohamed Salah dhe Mane ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Në ndeshjet e tjera spikat fitorja e Dortmundit 4-0 ndaj Atletico Madrid. Dy herë Guerrero, Ëitsel dhe Sancho, ishin autorët e golave. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama




Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?