FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli dhe Atalanta e nisin me goleadë 2021-in, Genoa ndal Lazion (VIDEO)

Napoli, Atalanta dhe Roma e kanë nisur në mënyrën më të mirë vitin 2021, duke i fituar sfidat e tyre respektive në javën e 15-të. Të Kaltrit fituan 4-1 në transfertën ndaj Cagliarit, me dy gola të Zielinskit dhe nga një të Lozanos e Insignes (me penallti).

Atalanta shkatërroi 5-1 Sassuolon. Zapata me dopiet, si dhe Pessina, Gosens dhe Muriel ishin protagonist te bergamaskët. Roma fitoi minimalisht 1-0 ndaj Sampdorias me një gol të Dzekos. Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Genoas. Immobile shënoi nga pika e bardhë në minutën e 15-të, por Mattia Destro në fraksionin e dytë vendosi baraspeshën. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?