FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Napoli do të fitojë shumë para me Hysajn, për ta ndalur duhen raketa”

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, ashtu si edhe shokët e tij të skuadrës. Paraqitjet e futbollistit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, teksa agjenti i tij Mario Xhiufredi, ka folur për “RMC Sport”.

“Për Hysajn do të ketë një fitim shumë të madh financiar, ndërsa edhe Mario Rui do të ketë një vlerë më të lartë se shifra e rëndësishme që pagoi Napoli për të. Pastaj sigurisht, fundi i sezonit bën diferencën. Për të caktuar një vlerë tregu janë të rëndësishme muajt e fundit”.

Më pas agjenti ka komentuar edhe daljen e shqiptarit ndaj fusha në ndeshjen ndaj Kaljarit. “Hysaj me siguri që do të jetë ndaj Romës, për ta ndalur duhen raketa dhe ai është një futbollist që ecën me pilot automatik”, u shpreh Xhiufredi për mediat italiane. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?