Napoli fiton me përmbysje ndaj Genoas, favorizohet nga shiu (VIDEO)
Napoli rrëmben një tjetër fitore në kampionatin italian, me përmbysje 2-1 ndaj Genoas në “Marassi”. Skuadra e Ancelotti u favorizua nga ndërprerja e ndeshjes në pjesën e dytë për shkak të reshjeve të dendura të shiut për të shënuar dy gola.
Kouame zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të, ndërkohë që pas ndërprerjes së ndeshjes (minuta 60) Napoli barazoi me Fabian Ruiz në minutën e 62-të. 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt pas një rrëmuje në zonë të ndikuar dhe nga reshjet e shumta të shiut, Biraschi çoi topin në portën e tij.
Napoli ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 3 më pak se Juventusi, që luan nesër ndeshjen e saj. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

