Napoli fiton pavarësisht gafës së Rrahmanit, Lazio mund Parmën (VIDEO)

Napoli arrin që të marrë një fitore me shumë vuajtje 2-1 në transfertën ndaj Udineses. Skuadra e Gattusos ishte e para që kaloi në avantazh që në minutën e 15-të me Lorenzo Insigne-n, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Të Kaltrit komplikuan gjithçka në minutën e 27-të, me Hysajn që kthen topin pas për Rrahmanin, por qendërmbrojtësi i Kosovës gabon rëndë duke ja dhuruar topin Lassagna-s, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar përballë Meret. Kur u duke se sfida do të mbyllej në barazim, Bakayoko në sekondat e fundit të kohës së rregullt shënoi me kokë. Tashmë Napoli gjendet në vendin e pestë me 31 pikë.
Nuk gabon as Lazio, që mori një fitore të pastër 2-0 në transfertën ndaj Parmës. Luis Alberto zhbllokoi sfidën në minutën e 55-të, ndërkohë që 12 minuta më pas Caicedo vendosi vulën e tij duke i dhënë 3 pikë me shumë vlerë. Bardhekaltrit kanë 28 pikë pas 17 javësh. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

