Napoli mund me “poker” Crotonen dhe merr vendin e tretë në renditje (VIDEO)
Napoli vijon me rezultate pozitive në Seria A teksa mbrëmjen e sotme ka fituar pastër 4-0 në transfertën ndaj Crotones, duke përsëritur suksesin si ndaj Romës. Lorenzo Insigne zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 31-të me një goditje spektakolare në hyrje të zonës.
Skuadra e Gattusos në fraksionin e dytë shënoi me Lozanon si dhe Demme-n, ndërkohë që në minutat e fundit kishte kohë edhe për një rrjetë të Petagna-s. Napoli me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 20 pikë, 3 më pak se Napoli që pas pak minutash do të luajë në transfertë ndaj Sampdorias.
KOHA JONË SONDAZH

