Napoli nuk di të gabojë në kampionat, fiton ndaj Veronës (VIDEO)
Napoli i Elseid Hysaj vuan shumë në një orë lojë, por në fundin e ndeshjes arrin të marrë 3 pikët e radhës në kampionat ndaj skuadrës së Veronës në suksesin 2-0. Ekipi i drejtuar nga Sarri krijoi mundësi shumë të mira për shënim edhe në 45 minutat e para, por fati nuk ishte me të kaltrit, të cilët u ndalën edhe nga shtylla.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, vendasit futen më të vendosur në fushë. Insinje fillimisht është shumë pranë golit me Insinjen, por sulmuesi ndalet nga shtylla, ndërkohë që në minutën e 66, Kulibali bën atë që sulmuesit nuk ishin të aftë deri në atë moment. Mbrojtësi kërcen edhe më lart se portieri Nikolas duk e dërguar topin në rrjetë.
Verona përpiqet që të reagojë, por Napoli shënon sërish me Kajehon pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një asisti fantastik të Insinje. Skuadra e Sarrit mbetet në vendin e parë me 51 pikë, momentalisht 4 më shumë se Juventusi i vendit të dytë. Hysaj ndërkohë u aktivizua për 90 minuta duke zhvilluar një ndeshje pozitive, edhe pse pak aktiv në aksionet sulmuese. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

