Napoli përmbys Frosinonen, e nis me fitore mbrojtjen e titullit (VIDEO)

Napoli e nis në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit në Seria A Skuadra e Garsias mori një fitore 3-1 në transfertën ndaj Frosinones, një ndeshje që nuk nisi aspak mirë për ta.

Vendasit do të kalonin të parët në avantazh me Harroui që në minutën e 7-të me 11-metërsh. Napoli do të reagonte mjaft mirë duke përmbysur shifrat që në pjesën e parë.

Politano dhe Osimhen ishin dy autorët e golave për napolitanët, ndërkohë që në pjesën e dytë Osimhen vulosi golin e dytë personal. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?