FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli: Shtyrja e finales së Superkupës ishte thjeshtë propozim, sfidojmë Juven në fushë!

Klubi i Napolit, nëpërmjet një deklarate zyrtare konfirmoi se do të zbresë në fushë në “Mapei Sadium” në Reggio Emilia-s më 20 janar, për të luajtur finalen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit.

Pak ditë më parë një kërkesë e presidentit napolitan Aurelio De Laurentiis për shtyrjen e ndeshjes së Superkupës, ka shkaktuar polemika, por vetë klubi i Napolit ka sqaruar se bëhej fjalë thjesht për një propozim.

“Është e vërtetë që presidenti De Laurentiis kërkoi shtyrjen e ndeshjes së Superkupës me Juventusin për në fund të kampionatit, ose në një datë të lirë në pranverë, por ky ishte thjesht një propozim i bërë për arsye të qenësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të vendosej për t’u luajtur në pranverë, atëherë mund të hapeshin qoftë edhe pjesërisht dyert e stadiumit, si dhe mund të kërkoheshin më shumë sponsorizime, për t’i dhuruar për kërkimet kundër Covid-19. Klubi i Napolit konfirmon se kërkesa për shtyrje nuk u mor parasysh dhe se do të jetë rregullisht në fushë të mërkurën e ardhshme për finalen e Superkupës ndaj Juventusit”, thuhet në komunikatën e klubit napolitan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?