FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Napoli shumë pranë transferimit të futbollistit të Barcelonës

Napoli është shumë pranë një transferimi të madh në merkato. Bëhet fjalë për një nga talentet e Barcelonës, Deulofeu, i cili sipas “RAC1” mund të transferohet për 17 milionë euro te skuadra e të kaltërve.

Klubi blaugrana kërkon 20 milionë euro për futbollistin e saj, ndërkohë që oferta e parë e Napolit shkonte në 15 milionë euro. Mesa duket të dyja klubet kanë gjetur një të mesme të artë për shifrën e 17 milionë eurove.

Deulofeu nuk është grumbulluar sot për ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Espanjolit, teksa synon që të rikthehet sërish në kampionatin italian, atje ku një vit më parë ka shkëlqyer. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?