FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahet nga jeta legjenda e WWE pas një beteje të gjatë më kancerin

Legjenda e Wrestling dhe ylli i WWE Bobby ‘The Brain’ Heenan ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Që nga viti 2002 ‘The Brain’ ishte përfshirë në një luftë të gjatë dhe të dhimbshme me kancerin e fytit që i mori jetën të shtunën.

Në një sport të mbushur me personalitete të mëdha, Heenan i njohur për ndjenjën e tij sarkastike të humorit dhe karakterit të zymtë, arriti që të jetë një nga figurat më të mëdha.

Ai e ka nisur karrierën kur ishte adoleshent duke shitur pije freksuese dhe mbajtur çanta për mundësit në Çikago. Në moshën 21-vjeçare u përfshi në mundje dhe pastaj u bë menaxher. Në këtë mënyrë  zhvilloi karakterin e tij që vazhdoi ta luajë gjatë gjithë karrierës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u bë pjesë e Shoqatës amerikane të Wrestling gjatë viteve 1960 dhe 70, duke u njohur si  “The Brain”, por gjatë një ndeshje në vitin 1983 në Japoni theu qafën. Heenan u shërua dhe në 1984 arriti të bëhej menaxher në WWE duke u marrë famë në të gjithë botën. D

Swiss Digital Mobile Reklama

Me plagët e tij në qafë e kishte të pamundur  të vazhdonte ndeshjet në ring ndaj, Heenan bëri lëvizjen e rradhës duke u bërë komentator  me kohë të plotë në vitin 1991.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?