Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare, futbollisti maroken!

Një tjetër humbje e rëndë në futboll. Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare për shkak të sëmundjeje të rëndë siç ishte kanceri në stomak ish-lojtari i përfaqësueses marokene Mohamed Abarhoun.

31-vjeçari e zbuloi se vuante nga kjo sëmundje e rëndë në muajin shkurt kur ishte pjesë e Rizespor në Turqi. Lajmin e largimit të tij nga jeta e njoftoi vetë klubi përmes një deklarate për shtyp.

“Kemi mësuar me trishtim lajmin e vdekjes së  Mohamed Abarhoun, i cili trajtohej prej kohësh. Zoti e mëshiroftë dhe ngushëllime të afërmve dhe familjarëve”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abarhoun luajti shtatë vite në Marok për Moghreb Tetouan, ku fitoi dy tituj kampion, para se të transferohej në ekipin portugez Moreirense, të cilin e la vitin e kaluar për t’u bashkuar me Rizespor.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?