Ndalen Dortmundi dhe Leipzig, Bayerni ka shansin të “arratiset” (VIDEO)
Borussia Dortmund dhe Leipzig bëjnë ndalesën e radhës në Bundesligë, duke i dhënë mundësinë Bayernit që të shkëputet nëse do të fitojë nesër ndaj Freiburg.
Verdhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Mainz. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Oztunali, por Dortmundi do të barazonte me Meunier. Në minutën e 76-të, verdhezinjë humbën një penallti me Reus, duke dalë vetëm me një pikë nga ky duel.
Nuk fiton as Leipzig, që nuk shkoi përtej një barazim 2-2 në transfertën ndaj Wolfsburg. Mukiele dhe Orban ishin autorët e glave, ndërkohë që te vendasit realizuan Weghors dhe Seffen. Kujtojmë që kampionati kryesohet nga Bayerni me 33 pikë, 1 më shumë se Leipzig, Dortmundi mbetet në vendin e katrt me 29 pikë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

