Ndërron jetë boksieri që i mori titullin të madhit Muhamed Ali

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Leon Spinks, boksieri që u bë i famshëm pasi, në vitin 1978, i mori titullin botëror për peshat e rënda legjendës Muhamed Ali. Spinks kishte vite që luftonte me kancerin. Në karrierë, amerikani ka fituar një medalje të artë në Olimpiadën e Montrealit (1976) dhe ka një bilanc prej 26 fitoresh, 17 humbjesh dhe 3 barazimesh.

Por, ndeshja që e bëri të famshëm erdhi vetëm një vit pas debutimit të tij si profesionist. Pas vetëm 7 sfidash të zhvilluara, Spinks pati mundësinë për titullin botëror kundër boksierit më të madh të historisë. Në Hilton Hotel të Las Vegasit, në mbrëmjen e 15 shkurtit 1978, Muhamed Ali, në atë kohë 36 vjeç, ishte favoriti kryesor, por boksieri nga Saint Louis i habiti të gjithë, duke e mundur legjendën.

Ali mori revanshin disa muaj më vonë (15 shtator), duke fituar për herë të fundit titullin botëror të peshave të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?