Ndeshja Bajern Mynih- PSG pritet si kryendeshja e ligës

Coman dëshiron vetëm fitore të martën mbrëma në “Allianz Arena” kundër PSG-së.

Bayern Munich e Paris Saint Germain tashmë janë kualifikuar në fazën tjetër të Champions League, francezët si të parët, ndërsa gjermanët nga pozita e dytë. Sfida e fundit në fazën e grupeve që do të zhvillohet në “Allianz Arena”, do të jetë më shumë për prestigj për Bayernin, që u turpëruan në Francë në ndeshjen e parë, duke u mposhtur 3:0.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe anësori që po shkëlqen me trajnerin e ri, Kingsley Coman, i cili kërkon hakmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mendoj se këtu ekziston çështja personale me PSG-në, por duhet t’i tregojmë vetes dhe gjithë Evropës që jemi akoma pretendentë për titull, që mund të fitojmë akoma ndeshje të mëdha”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duam të dërgojmë një mesazh që Bayerni është aty dhe që ky Bayern dëshiron të fitojë Champions Leaguen”.

“Do japim maksimumin për të arritur një rezultat të mirë dhe të fitojmë pastër, ky është synimi ynë. PSG e ka vendin e parë në dorë, u mjafton që mos mposhten thellë”, theksoi mes tjerash Coman.

Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery, ka kërkuar kujdes të shtuar nga djelmoshat e ekipit të tij, duke thënë se Bayerni është një ndër favoritët për të triumfuar krejtësisht në fund në këtë garë.

“Do jetë një ndeshje e vështirë, duhet të jemi të kujdesshëm. Bayerni është nga ato ekipe që mund të të mposhtë thellë në çdo moment, është mes pretendenteve kryesore për të fituar Champions League”, u shpreh Unai Emery.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?