FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ndeshja e shekullit”, Mayweather: Nuk i gjuaja fort McGregor, s’doja ta dëmtoja në tru

Floyd Mayweather i është rikthyer sot duelit mes tij dhe Conor McGregor, duke rrëfyer diçka që nuk e kishte thënë kurrë më parë. Boksieri e fitoi atë duel me “KO teknik” në raundin e 10-të, duke korrur suksesin e 50-të në karrierë, ndërsa për irlandezin ky ishte debutimi në ring.

Mayweather deklaroi se është treguar i “butë” me rivalin e arteve marciale mikse në atë duel dhe nëse gjyqtari nuk do ta kishte ndalur ndeshjen, ai do ta kishte goditur McGregor më fort. “Ai ka ende një karrierë për para, është i ri, ndaj nuk doja ta godisja fort e ta dëmtoja”, tha Mayweather.

“Në ato momente të duelit, nëse do ta godisja me gjithë potencialin tim, ai mund të dëmtohej rëndë në kokë. Ne boksierët duhet të mendojmë për këto gjëra kur duelojmë. Këto janë duele që mund të sjellin dëmtime të rënda në tru dhe Conor mund të pësonte një dëmtim të tillë në ato momente nëse gjyqtari nuk do ta ndalte sfidën”, u shpreh Floyd Mayweather,shkruan TeleSport. “Ju të gjithë vlerësoni atë që ai bëri dhe jo mua, por harroni shumë detaje, pasi sot Conor mund të kishte përfunduar në spital si xhaxhai im Roger. Janë gjëra që ndodhin”, u shpreh Mayweather.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?