Ndeshja me Levanten, speciale për Toni Kroos me fanellën e Real Madrid
Ndeshja e Real Madridit kundër Levantes do të jetë e 100-ta për mesfushorin Toni Kroos në kampionatin spanjoll, duke u bërë gjermani i katërt që e arrin këtë numër me fanellën e bardhë, pas Uli Stielike, Mesut Ozil dhe Sami Khedira. Në 99 ndeshjet e luajtura deri tani, Kroos ka fituar 73, barazuar 14 e humbur 12, duke shënuar shtatë gola.
Kroos ka qenë titullar në 98 prej tyre dhe në 78 raste ka qëndruar në fushë deri në fund, duke u bërë, pas Cristiano Ronaldos, lojtari më i përdorur i Realit që nga koha që u bashkua me skuadrën.
Gjithsej, Kroos ka 152 ndeshje zyrtare me Realin, 99 në La Liga, 7 në Copa del Rey, 36 në Champions League, 4 në Superkupën e Spanjës, 2 në Superkupën e Evropës dhe 4 në Botërorin e Klubeve.
KOHA JONË SONDAZH

