FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndeshja me Maqedoninë, Panucci: Nëse Sadiku shënonte golin e dytë, unë do isha i zoti

Pas dy ndeshjeve të para në drejtim të Kombëtares, trajneri Chriatian Panucci, doli sot para mediave për të analizuar sfidat ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshetjnit. Italiani e cilësoi vendimtar rastin e humbur nga Sadiku në sfidën e Strumicës kur rezultati ishte 0-1 për Shqipërinë.

Ai tha se situata do të ishte krejtësisht tjetër, nëse Armando Sadiku do të kishte dyfishuar shifrat.

“Në Maqedoni bëra një zgjedhje Lila-Kukeli sepse kisha frikë nga dëshira dhe vrulli i kundërshtarit, duke hequr dorë nga qarkullimi i topit. Por, nga ana tjetër vura 4 lojtarë përpara: Hyka, Roshi, Sadiku dhe Llullaku. Kisha frikë nga kundërsulmi i Maqedonisë po të humbnim topin. Tani që e njoh më mirë skuadrën, them se sa më shumë cilësi të hedhim në fushë, aq më mirë është. Nëse Sadiku do të shënonte golin e dytë, unë do të isha i zoti. Por, në fund rrezikuam ta humbisnim lojën. Ramë fizikisht dhe Maqedonia rriti ritmin”, u shpreh Panucci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?