Ndeshje e nxehtë me Maqedoninë, kuqezinjtë me siguri private në Strumicë

Nga Elbasani në Shkup, duke kaluar nëpër të gjitha trojet shqiptare, në Maqedoni. Nga Struga dhe Kërçova, për të vazhduar me Gostivarin dhe Tetovën. Një udhëtim historik mes shqiptarëve të Iliridës, përpara trasfertës së 5 shtatorit në Strumicë.

Kombëtarja ka lënë rezidencën në Elbasan dhe është nisur drejt Shkupit, në një autokolonë me forca policie, por edhe një furgon me forca të security që do ta shoqërojnë skuadrën si në rezidencën në Shkup, ashtu edhe në Strumica”, tregon për supersport zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Gerti Çarçani.

Prej rrugës relativisht të gjatë, trajneri Panucci vendosi që skuadra të qëndrojë pushim dhe të rikuperohet në Shkup, ndërsa prej mëngjesit të së hënës Kombëtarja do të transferohet në Strumicë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra do të akomodohet në Shkup. Do të pushojë sot dhe mëngjesin e së hënës do të udhëtojë drejt Strumicës. Parashikohet një udhëtim i gjatë, ku ekipi do të shoqërohet gjatë gjithë kohës nga forcat e policisë, fillimisht deri në pikën kufitare dhe më pas nga forcat maqedonase deri në Shkup. Gjithçka është e qetë, gjithçka është normale”, sqaroi Çarçani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?