Ndodh dhe kjo, klubi Superiores hap llogari për ndihmë nga tifozët në “Go Fund Me”

Erzeni, klubi që është pjesë e elitës së futbollit shqiptar, kërkon mbështetje financiare nga tifozë.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen në “Facebook”, bëhet me dije se drejtuesit shijakas, kanë hapur një llogari në “Go Fund Me”, që tifozët të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe jo vetëm, të kenë mundësi që të derdhin para për ta ndihmuar skuadrën në aspektin finanaciar.

NJOFTIMI ZYRTAR: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshëndetje të nderuar tifozë të ekipit tonë të zemrës KF Erzeni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak kërkesave të shumta të qytetarëve shijakas qe jetojnë jashtë shtetit, për të ndihmuar ekipin nga ana financiare ne kemi hapur GoFund Me, tek ky link që shihni më poshtë, kush dëshiron mund te kontribuojë në financat e klubit. Të bashkuar jemi më të fortë

FORCA ERZENI

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?