Ndodh në Argjentinë, bletët ndërpresin ndeshjen e futbollit (VIDEO)

Në Shqipëri ndeshjet ndërprehen për shkak të dhunës dhe sendeve të hedhura në fushë, ashtu siç ndodhi edhe në takimin e djeshëm në Kategorinë e Parë mes Besës dhe Bylis. Në Argjentinë ndërkohë ndeshjet ndërprehen për shkaqe qesharake.

Sfida mes Almago dhe Temperley është ndërprerë për shkak se bletët kanë pushtuar një prej portave. Mijëra bletë janë mbledhur te pjesa këndore e portës dhe ishte e pamundur t’i largoje.

Punëtorët e stadiumit janë munduar t’i heqin me zjarrfikës, por ato janë rikthyer përsëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?