Ndodh në Kosovë, presidenti i Federatës sherr me arbitrin
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës. Siç shkruajnë mediat nga Kosova, gjyqtari Bajram Gashi, ka pasur një konfrontim fizik me vetë presidentin e FFK-së, Agim Ademi, në korridoret e institucionit, por kanë qenë zyrtarët e tjerë të gjendur aty, që kanë ndaluar agravimin e situatës.
Arsyeja e zënkës ka qenë fakti, se arbitri Gashi nuk caktohej në ndeshje për një kohë të gjatë, dhe kishte shkuar për të folur me presidentin Ademi, ku më pas situata edhe është tensionuar. Një ngjarje të tillë e ka konfirmuar gjyqtari në fjalë, por nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, pasi rregulloret e FFK e ndalojnë, por la të kuptohet se do marrë një avokat për të ngritur padi ndaj Ademit.
Bajram Gashi është një gjyqtar mjaft i njohur në Kosovë, por hovin e tij e kishte ndalur një dënim nga komisioni përkatës që në vitin 2017, duke mos e caktuar për 1 vit në ndeshje. Kjo kishte ndodhur pas daljes në publik të një video-incizimi që kishte të bënte me dyshime të forta për trukim, e ku Gashi ishte një protagonist.
KOHA JONË SONDAZH

